22.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Konjufca: Qeveria i konsideron deputetët si nxënës

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, tha shkaqet se kryesore që kanë nxitur opozitën për të thirrur protestë janë dështimi i sistemit të drejtësisë, shtrenjtimi i energjisë elektrike, fakti që Forcat e Armatosura të Kosovës nuk do të operojnë në veri të Kosovës, si dhe çështja të tjera të rëndësishme, të cilat nuk po funksionojnë më qeverisjen aktuale.

“Drejtësia në Kosovë është uzurpuar dhe po kontrollohet nga grupet e krimit të organizuar. Në anën tjetër, qytetarët e Kosovës, janë me të varfrit në Evropë, por ata po i paguajnë faturat më të shtrenjta të çmimit të energjisë elektrike në Evropë”.

“Po ashtu, Televizioni Publik është kthyer në zëdhënës të qeverisë. Kosovës po i ndodh një erozion i vazhdueshëm i sovranitetit dhe integritetit territorial për shkak të qasjes së kësaj qeverie me negociata ndaj Serbisë, e cila na e solli Asociacionin e komunave serbe, si një entitet brenda shtetit tonë”, tha Konjufca.

Deputeti Glauk Konjufca tha se “në momentin kur pushteti e ngufatë çfarëdo ndryshimi nëpërmjet rrugëve dhe metodave institucionale, është e drejtë e qytetarëve që të organizohen për të arritur ndryshime”.

“Pushteti, duke filluar nga marrëveshjet që i bën me Serbinë, e deri te programi qeveritar, i konsideron deputetët e Kosovës si disa nxënës që ua jep një lektyrë shkollore për ta lexuar në shtëpi. Nuk shkon kështu, ne jemi deputetë të Republikës, jemi të zgjedhur të popullit. Ne duhet të jemi brenda proceseve, duhet ta dimë para se të arrihen marrëveshjet. Duhet të jemi pjesë dhe të japim sugjerimet tona që më të këqijat të mos na ndodhin”, theksoi Konjufca.

Më Shumë

Askush përveç vetes sonë nuk mund të na lirojë mendjen

Thënie nga Bob Marley – “E vërteta është se çdo njeri do t’ju lëndojë; ju thjesht duhet ta gjeni personin për të cilin ia vlen...

Moti sot: I vranët dhe vende-vende me riga shiu, temperaturat deri në 21 gradë Celsius

Gjatë ditës së sotme, moti në Kosovë do të jetë i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do...

Lajmet e Fundit