Serbia i frikësohet bashkimit kombëtar

Profesori i historisë së marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Ibrahim Gashi, ka thënë se deklarata e Edi Ramës është keqkuptuar me qëllim nga Serbia.

“Vetëm në Serbi e kanë lexuar kontekstin e një bashkimi klasik midis dy vendeve tona. Konteksti i vërtetë i asaj çfarë ka thënë kryeministri Rama ka të bëjë me rrugën që kanë Shqipëria dhe Kosova drejt një procesi të integrimit në Bashkimin Evropian”, ka vlerësuar Gashi për “Epokën e re”. Derisa reagimi i BE-së, sipas tij, ka qenë një lloj mase qetësuese për ta ruajtur klimën e bashkëpunimit në rajon.

Edhe profesori tjetër universitar, Ismail Hasani, ka thënë se reagimet nga Serbia vijnë e bëhen më të ashpra, pasi tani “është kuptuar se shqiptarët janë faktorë në Ballkan”. Ai i cilëson këto reagime si të natyrshme, deri-diku, “për faktin se Serbia në një mënyrë është ndërgjegjësuar se entiteti shqiptar në Ballkan është faktor që nuk guxon të injorohet”.

Më Shumë

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Lajmet e Fundit