2.9 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Rexhaj: Publikimi i konkursit, abuzim me pushtetin dhe parapërgatitje për manipulim të zgjedhjeve

Arbër-RexhajLëvizja Vetëvendosje! në Prizren, vlerësoi se hapja e konkursit nga Drejtoria për Arsim në Prizren për drejtorë të shkollave, në prag të zgjedhjeve lokale, paraqet abuzim të pushtetit nga PDK-ja.

Kryetari i VV-së në Prizren, Arbër Rexhaj tha se veprimi i tillë në prag të zgjedhjeve lokale hyn në funksion të shpërdorimit të sektorëve të Kuvendit Komunal, me qëllim të riciklimit të militantëve partiakë në pozita të drejtorëve.

“Meqë me vendim të KQZ-së drejtorëve të shkollave iu është përcaktuar detyra e menaxherit të qendrave votuese në kohë zgjedhjesh, zgjedhja dhe rizgjedhja e personelit partiak po bëhet më qëllim të kapjes së këtyre pozitave nëpërmjet vendimeve administrative komunale. Të emëruar si drejtorë të shkollave në komunën e Prizrenit tradicionalisht kanë qenë pjesëtarë të strukturave partiake të PDK-së”, tha Rexhaj.

Drejtoritë komunale,sipas tij, tashmë nuk janë komunale. “Ato janë shenduar plotësisht në komisione partiake të PDK-së, përmes të cilave po bëhet mirëmbajtja e pushtetit të saj. Pushteti tashmë nuk është i qytetarëve. Ai është tëhuajsuar në dobi të interesave klanore dhe meskine të njerëzve që nuk ngopen dot. Andaj vetëm një vullnet i përbashkët gjithëqytetar mund ta çrrënjosë përfundimisht këtë qeverisje të padrejtë, soji i të cilës nuk është hasur që nga koha e aparteidit të paraluftës”, tha Rexhaj.

Sipas tij, shumë persona që ushtrojnë funksionin e drejtorëve të shkollave, nuk janë vetëm anëtarë të thjeshtë, por persona me funksione të larta partiake. /PrizrenPress.com/

• Ismet Buduri, drejtor i shkollës “Xhevat Berisha”, delegat i Këshillit të Përgjithshëm PDK-së
• Simir Krasniqi, drejtor i shkollës “Luciano Matroni”, delegat i Këshillit te Përgjithshëm të PDK-së
• Haki Gajraku, drejtor i shkollës “Abdyl Frasheri”, delegat i Këshillit te Degës te PDK-së
• Besim Hajdari, drejtor i shkollës “Besim Nrecaj”, delegat i Këshillit të Degës, si dhe kryetar i PDK-se nëndegën e Malësisë në Prizren
• Merita Mazrreku, drejt. e shkollës “Luigj Gurakuqi”, delegate e Degës së PDK-se në Prizren
• Hilmi Rexhaj, drejtor i shkollës “Haziz Tolaj”, delegat i këshillit të PDK-se në Prizren
• Hazer Shala, drejtor i shkollës “Idriz Seferi”, delegat i këshillit te PDK-së në Prizren
• Nue Qollaku, drejtor i shkollës “Zef Lush Marku”, delegat i këshillit te PDK-së në Prizren
• Shaip Buduri, drejtor i shkollës “Gjon Buzuku”, anëtarë i kryesisë , si dhe delegat në Këshillin e Përgjithshëm të PDK-së

 

Më Shumë

Banorët e Krushës së Vogël u vranë nga fqinjët serbë

Katër të mbijetuarit e masakrës Krushë e Vogël, u mblodhën edhe një herë në oborrin ku i shpëtuan vdekjes 26 vjet më parë. Kjo...

Vetëvendosje akuzon drejtorin Lamaj për manipulim të çmimit të shtyllave elektrike në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të drejtorit të Shërbimeve Publike të kësaj komune, Çelë Lamaj, të bëra gjatë seancës së...

Lajmet e Fundit