Një i vdekur e nëntë të plagosur nga një sulm në Tetovë

Një djalë shqiptar ka vdekur dhe 9 të tjerë janë plagosur në një kafene në qendër të Tetovës kur një person i panjohur ka gjuajtur me armë zjarri. Incidenti ka ndodhur të premten rreth orës 22.00 në qendër të Tetovës, raporton tetovasot.

Tre të lënduarit për shkak të plagëve serioze të marra ishin transferuar në Spitalin Shtetëror në Shkup, ndërsa 6 të tjerët po qëndrojnë në Spitalin Klinik të Tetovës.

Sipas informacioneve të para jozyrtare një person i panjohur ka gjuajtur me armë në rrugën “Dervish Carra”, duke plagosur rëndë 9 persona që ishin brenda kafe barit “BarCode”, përcjell zhurnal. Identiteti i personit qe ndërroi jetë dhe të plagosurve nuk bëhet i ditur. Ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetimet e incidentit.

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit