8.3 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Greqia nën presion për Maqedoninë

Diplomacia greke në muajt e ardhshëm do të vendoset nën një sfidë serioze për shkak të presionit të më shumë vendeve evropiane për debllokimin e proceseve euroimtegruese të Maqedonisë që të amortizohet kriza politike në vend.

Duke u thirrur në burime diplomatike “Kathimerini” shkruan se bëhen përpjekje të përbashkëta të vendeve evropiane për miratimin e një njoftimi të përbashkët në të cilën do të kërkohet që Bashkimi Evropian urgjentisht të fillojë bisedimet me Maqedoninë.

“Ky është një problem i madh i cili do të rritet për diplomacinë greke në muajt e ardhshëm, kurse sipas burimeve relevante diplomatike, do të shfrytëzohet kriza në Maqedoni që të shprehet nevoja nga fakti që të shmanget destabilizimi i vendit në të cilin kontekst të shprehet se është e nevojshme zgjidhja e çështjes së emrit. Së është urgjente zgjidhja e kësaj çështje po shprehet vazhdimisht nga vendet e Evropës qendrore”, shkruan “Kathimerini”.

Në veçanti theksohen vendet e Grupit të Vishegradit siç janë Hungaria, Polonia, Sllovakia dhe Çekia, të cilat kërkojnë anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO. Paralelisht me këto vende edhe shtetet e Ballkanit perëndimor si Shqipëria, Kroacia, Serbia, Mali i Zi dhe Sllovenia, të cilat e paraqesin qëndrimin e njëjtë për këtë çështje.

Më Shumë

Alley Oop në Suharekë

Gara e ardhshme e Alley Oop në 3x3 do të mbahet në Suharekë. Ky event do të mbahet më 19 prill në Palestrën “13 Qershori”...

Kosovës i rrëshqet ëndrra nga duart, Turqia shkon në Botëror

Kosovo ka pësuar një humbje të dhimbshme 0-1 ndaj Turiqsë në finalen e “play-off”-it për kualifikim në Kupën e Botës, duke i dhënë fund...

Lajmet e Fundit