6.4 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Nexhmi Krasniqi: Prokuroria dhe Gjykata po i lirojnë personat me nga 100 vepra penale

Drejtori i Policisë në Prizren Nexhmi Krasniq nuk i ndal akuzat në drejtim të Prokurorisë dhe Gjykatës. Ai thotë se këto organe të drejtësisë nuk po e kryejnë si duhet punën e tyre.

“Një peron që ka 100 raste të veprave të ndryshme penale dhe të lihet i lirë nuk ka askund të botë”, ka thënë Krasniqi në një intervistë në TV Besa.

Ai ka treguar se për këtë cështje është mbajtur një takim në mes të Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës.

“I kemi mbajtur dy takime me prokurorë dhe gjyqtarë. Në këto takimi kemi shprehur pakënaqësinë tonë për lirimin e personave me vepra penale”.

“Ne nuk dëshirojmë që të jenë të lirë ata që bëjnë vepra penale”.

“Ka prokurorë dhe gjyqtarë që e bëjnë punën me seriozitet dhe në mënyrë profesionale, por ka edhe nga ata që nuk i marrin me seriozitet rastet”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përvjetori i Fishtës i harruar në Shkodër

Nail Draga Përkujtimi i personaliteteve të ndryshme me rastin e përvjetorëve të tyre është obligim jo vetëm moral e profesional por edhe kombëtar nga ana...

Fitore jetike e Rahovecit 029

Rahoveci 029 shënoi fitore jetike ndaj Vëllaznimit 86:84, në një përballje dramatike dhe shumë interesante. Kuqezinjtë kishin deri në 17 pikë epërsi, por e humbën...

Lajmet e Fundit