Modelja me belin më të vogël që mund të keni parë (Foto)

Ëndrra e Aleira Avendaro, një modele e re nga Venezuela, është që të transformojë trupin, duke e kthyer belin e saj fare të hollë. Për të arritur objektivin e saj, ajo vesh 23 orë në ditë një korse shumë të ngushtë.

“Dua një bel prej 50 centimetrash”, thotë ajo.

Siç raporton “Mirror”, Aleira jeton prej gjashtë vitesh duke mbajtur korse shumë të ngushta veshur, për të theksuar belin dhe për të nxjerrë në pah format e saj shpërthyese.

“Tashmë korseja më është bërë si një lëkurë e dytë, kur nuk e vesh ndihem keq. E heq vetëm një orë në ditë kur lahem”, pohon Aleira. Pavarësisht se mjekët i kanë thënë se të jetuarit gjatë nën shtrëngimin e korsesë mund të jetë diçka e rrezikshme për shëndetin, bukuroshja brune thotë se është e vendosur për të mos hequr dorë.

“Jam shumë e fiksuar pas rripave dhe korseve. Më pëlqen ndjesia e presionit. Dua të bëhem e famshme për trupin dhe belin tim”, deklaron ajo.

Aleira Avendaro topless1

Më Shumë

Xhevat Susuri vazhdon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Futbollisti Xhevat Susuri do të vazhdojë të jetë pjesë e Lirisë edhe për tre sezonet e ardhshme. Klubi prizrenas ka njoftuar se Susuri ka nënshkruar...

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e...

Lajmet e Fundit