Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Angleze

23 prilli është dita Ndërkombëtare e Gjuhës Angleze.

Gjuha angleze apo anglishtja është gjuhë e përmasave botërore si dhe gjuha dominuese në Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Irlandë, Australi, Zelandën e Re e një numër vendesh tjera. Përgjithësisht përdoret si gjuhë e dytë dhe si gjuhë zyrtare në shumë shtete të botës. Është gjuha që mësohet dhe kuptohet më së shumti në botë, shpesh e njohur me epitetin “gjuha e tregtisë, arsimit, shkencës dhe diplomacisë”.

Anglishtja i takon familjes së gjuhëve indo-evropiane dhe degës së gjuhëve gjermanike. Rrjedh nga gjuha e vjetër e anglo-saksonëve, paraardhësve të anglezëve, që u dyndën në Gadishullin Britanik në mesjetën e hershme. Mirëpo gjatë historisë është ndikuar nga një numër i madh i fjalëve latine e frënge dhe është thjeshtuar në gramatikë duke dalluar nga gjuhët e tjera gjermanike që flitet në Evropën kontinentale.

Më Shumë

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Lajmet e Fundit