Shkelen me veturë dy femra në Prizren

Dy femra janë shkelur aksidentalisht me veturë në Prizren. Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Shkronjat”, ndërsa i dyti në rrugën “ Xhevdet Berisha”.

Policia njofton se viktimat kanë pësuar lëndime trupore.

“Në rrugën “Shkronjat” në Prizren i dyshuari duke lëvizur me veturën e tij nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur këmbësoren dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, njofton Policia e Kosovës. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

“Rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Xhevdet Berisha”, ku i dyshuari duke lëvizur me veturën e tij nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur këmbësoren”

“Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Njësitë relevante policore janë marr me raste”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Lajmet e Fundit