-2.2 C
Prizren
E diel, 24 Nëntor, 2024

Ministri Hajredin Kuçi favorizon dostat

Ministri i drejtësisë, Hajredinin Kuçi po insiston që në menyrë të kundërligjshme t’i bëjë anëtarë të provimit të jurispodencës disa miq të tij të Univerisitetit.

Në listën e të propozuarëve për anëtar të cilën e ka dorëzuar në Kuvend për miratim, sipas informacioneve që kanë ardh në adresë të Gazetës Fjala, Kuçi i ka futur Abdulla Aliun, profesor të cilin e ka mik dhe koleg të UP-së si dhe Asllan Bilalli po ashtu mik nga UP-ja të cilët thuhet se nuk i plotësojnë kriteret e kërkuara sipas ligjit, të cilin e ka sponzorizuar vetë ministria e udhëhequr nga Kuçi.

Të dy këta kandidat thuhet se nuk kanë provim të jurispodencës dhe nuk kanë 12 vite provojë pune në sistemin e drejtësisë ashtu siç kërkohët me Ligjin për Provimin e Jurisprodencës.

“Aliu nuk e ka asnjë vit punë në sistemin e drejtësisë, e gjithë provoja e tij e punës është vetëm si profesor universitar. Ndërsa, Asllan Billalli, ka disa vite provoj punë në sistemin e drejtësisë, përkatësisht në gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, por jo 12 vite siç kërkohen me ligj”, thotë ky burim.

Ky tentim i të parit të drejtësisë për t’i emruar miqt në menyrë të kunderligjshme anëtar të komisionit për provimin e Jurispodencës është bllokuar nga Komision për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës.

Albulena Haxhiu, Kryetare e Komisionit për Legjsilacion ka treguar për Gazetën Fjala se Ministria e Drejtësisë me datë 19 shkurt 2015, ka propozuar emrat për anëtarë të komisionit për provimin e jurisprudencës dhe Komisioni për Legjislacion, më 2 mars i ka shqyrtuar të njëjtit.

“Pas këtij shqyrtimi, si Kryetare e Komisionit për Legjsilacion, kam propozuar që ta rikthejmë listën me emrat e propozuar pasi që nga 10 kandidatë sa janë propozuar, 5 prej tyre nuk i kanë plotësuar kriteret formale të parapara me ligjin për provimin e jurisprudences”.

Ligji për provimin e jurisprudencës në nenin 4 paragrafi 3 thotë: “Komisioni emërohet nga radhët e juristëve të diplomuar, të cilët e kanë dhënë provimin e jurisprudencës, që janë ekspertë të drejtësisë dhe që kanë së paku dymbëdhjetë (12) vjet përvojë pune në sistemin e drejtësisë”

“Komisioni për Legjislacion është përgjegjës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë kësisoj nuk mund të lejojmë që të shkelet kjo dispozitë dhe asnjë tjetër”, ka thënë Haxhiu.

Vendimin për rikthimin e emrave të propozuar ajo thotë se e kanë proceduar menjeherë në Minisrinë e Drejtësisë dhe është kërkuar që deri më 9 mars, t’i sjellë propozimet në pëpruthje me ligjin për provimin e jurisprudencës.

Por ende nuk kanë marrë ndonjë pëërgjigje nga ministria, të cilën Haxhiu e quanë të papërgjegjshme.

“Sot jemi më 30 prill dhe ende Ministria e Drejtësisë, nuk i ka proceduar emrat për anëtarë të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës. Këto veprime të Ministrit të Drejtësisë janë jo serioze dhe të papërgjegjshme dhe të njëjtat duhet kundërshtuar pasi që shumë kandidatë po presin për të hyrë në provimin e jurisprudencës dhe në anën tjetër nuk ka asnjë arsyetim nga ministri për këtë vonesë”, thotë Haxhiu.

Gazeta Fjala ka provuar të marr një përgjigje për këtë cështje edhe nga ministry Hajredin Kuçi por kjo ka qenë e pamundur.

Më Shumë

Tayna një hap para Kim Kardashian – Rastësi apo Inspirim

Duket se ka një ngjashmëri mes skenave dhe veshjes së Tayna-s në videoklipin “Folem Pak” dhe asaj që Kim Kardashian ka përdorur në paraqitjen...

Nënkryetari i Prizrenit, Kujtim Gashi, takon ish-komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Erhard Bühler

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, ka takuar ish-komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Erhard Bühler, dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për përkushtimin e...

Lajmet e Fundit