Mustafa: Komunitetet pakicë, tregues i harmonisë ndëretnike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim një delegacion të komunitetit goran të Kosovës.

Mustafa i ka uruar pjesëtarët e komunitetit goran për ditën e këtij komuniteti, që shënohet me 6 maj, duke vlerësuar angazhimet e përbashkëta të komuniteteve në ndërtimin e Republikës së Kosovës.

Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përkrahur të gjitha komunitetet pakicë, përfshirë edhe komunitetin goran, dhe për integrimin e plotë në shtetin dhe në shoqërinë kosovare.

Kryeministri po ashtu vlerësoi se komunitetet pakicë janë tregues i harmonisë ndëretnike e ndërfetare, si dhe multikulturalizmit në Republikën e Kosovës.

Përfaqësuesit e komunitetit goran, të cilët përfaqësonin një numër të organizatave jo qeveritare, shprehën angazhimet e tyre për fuqizimin e rolit të tyre në shtetin e Kosovës, duke shprehur edhe shqetësimet e tyre aktuale.

Ata ftuan kryeministri Isa Mustafa që të vizitojë vendbanimet e tyre dhe që të ofrohet më shumë përkrahje e të fuqizohet bashkëpunimi me këtë komunitet./PrizrenPress.com/

Më Shumë

QRTK Prizren forcon koordinimin me Rahovecin për trashëgiminë kulturore

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka zhvilluar një takim me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën...

Sonte në Prizren shfaqet drama ‘Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre’

Në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren do të shfaqet drama “Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre”, produksion i Qendrës Multimedia. Shfaqja mbahet sonte, në...

Lajmet e Fundit