‘Beatles’ nuk ka bërë revolucion në muzikë

Ekipet e njohura britanike si The Beatles dhe Rolling Stones vetëm kanë vazhduar trendet muzikore që ekzistonin në kohë të tyre, që do të thotë se këto grupe legjendare nuk e kanë krijuar bazën e muzikës rock and roll.

Kështu të paktën thuhet në një studim të fundit të publikuar nga gazeta britanike, ‘Guardian’, studim ky që e vë në pikëpyetje ndikimin e vërtetë të këtyre grupeve.

Sipas këtij studimi, dalja në skenë e muzikës hip-hop para 30 vjetësh ësht ajo që në të vërtetë ka krijuar lëvizje të madhe në industrinë e muzikës.

Studimi është bërë nga një grup i akademikëve të Londrës duke u fokusuar në modelet e muzikës në top listat e këngëve më të pëlqyera në SHBA nga viti 1960 deri në vitin 2010.

Pjesa dërmuese e studiuesve janë nga Universitetet, “Queen Mary” dhe “Imperial College” të Londrës.

Më Shumë

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Lajmet e Fundit