Ramadan Muja i shpallë “luftë” lypsarëve

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja i ka shpall “luftë” lypsarëve. Ai ka kërkuar nga policia që të marrin aksion për largimin e lypsarëve nga Prizreni.

“Prania e lypsarëve në qendër të Prizrenit, mund të ndikojë në interesimin e vizitorëve, pasi që ndodhemi në prag të sezonit turistik”, ka thënë Muja.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha ka thënë ndërkaq se policia është duke i marrë të gjitha masat në largimin e lypsarëve.

“Policia vazhdimisht i ka larguar nga qyteti lypsarët, por numri i tyre është rritur kohën e fundit”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, qyteti i Prizrenit është më i frekuentuar nga lypsarët.

“Policia do të marrë aksion sërish për largimin e tyre nga qyteti”, shprehet ai. /PrizrenPress.com/

Lypsar-femije

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

Lajmet e Fundit