1.8 C
Prizren
E enjte, 28 Nëntor, 2024

A do të mund të sigurohen votat për Gjykatën Speciale

Kanë mbetur edhe pak ditë që deputetët e Kuvendit të Kosovës të vendosin për ose kundër themelimit të Gjykatës Speciale. Disa deputetë të dy partive në koalicionin qeverisës janë deklaruar se janë kundër themelimit të kësaj gjykate. Se a do të mund të arrijë koalicioni qeverisës PDK – LDK t’i sigurojë votat e mjaftueshme për themelimin e Gjykatës Speciale për këtë flasin njohësit e çështjeve politike dhe juridike në vend.

Njohësi i çështjeve politike, Behxhet Shala, ka thënë për “Epokën e re” se koalicioni PDK – LDK nuk do ta ketë aspak të vështirë t’i sigurojë votat për themelimin e Gjykatës Speciale.

“Mendoj se pozita nuk do ta ketë vështirë t’i sigurojë numrat, aq më parë që Lista Srpska me shumë vullnet do ta votojë themelimin e kësaj gjykate, sikur edhe minoritetet e tjera”, është shprehur Shala. Madje Shala ka thënë se faktori ndërkombëtar ende nuk e ka filluar presionin karshi opozitës për themelimin e kësaj gjykate.

Shala ka bërë me dije se Gjykata Speciale do të themelohet por, sipas tij, do të vijë koha kur do të turpërohen ata që do të votojnë në favor të saj.

“Ende nuk ka filluar presioni ndërkombëtar për deputetët ‘rebelë’ të opozitës. Gjykata do të votohet, por do të vijë koha kur do të turpërohen ata që kanë luftuar e që do ta votojnë Gjykatën Speciale, me shpresë se do të shpëtojnë. Disa të akuzuar do të bëhen bashkëpunëtorë të Gjykatës Speciale”, ka thënë Shala.

Vlerësim ndryshe nga Behxhet Shala rreth themelimit të Gjykatës Speciale ka dhënë avokati Tomë Gashi. Ai ka deklaruar për “Epokën e re” se është vështirë të parashikohet nëse koalicioni PDK – LDK do t’i sigurojë 80 vota të deputetëve për themelimin e kësaj gjykate. Në këtë kontekst, Gashi ka thënë se disa politikanë janë duke luajtur rol të dyfishtë në raport me Gjykatën Speciale.

“Një pjesë e politikanëve tanë janë duke luajtur lojë të dyfishtë para bashkësisë ndërkombëtare, posaçërisht përball amerikanëve dhe atyre të shteteve të forta të BE-së. Publikisht janë duke deklaruar se janë për votimin e Gjykatës Speciale, ndërsa në prapavijë janë duke përgatitur deputetë të tyre që të mos e votojnë këtë gjykatë. Pra, është vështirë të thuhet se a do të bëhen 80 deputetë që do ta votojnë këtë gjykatë”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka thënë se koalicioni i madh është themeluar enkas për themelimin e kësaj gjykate./Epoka e re/

Më Shumë

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jetë mot i vranët e me intervale me diell. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet...

Totaj mori pjesë në ceremoninë e 25 vjetorit të USAID-it në Kosovë

Për nder të 25 vjetorit të pranisë së USAID-it në Kosovë, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, mori pjesë sot në ceremoninë e...

Lajmet e Fundit