Vuçiç më 17 maj viziton Tiranën

Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të vizitojë Tiranën më 27 maj të këtij viti. Të paktën kështu shkruan sot gazeta serbe “Danas”.

Gazeta serbe bazohet në burime të sigurta të kabineteve të kryeministrave. Ajo citon edhe këshilltarin e kryeministrit Edi Rama për rajonin, Shkëlzen Maliqin.

“Nëse në 6-7 muaj korrektojmë atë çfarë ndodhi në shekullin e kaluar, do të jetë një shumë mirë për marrëdhëniet Shqipëri – Serbi”, ka thënë Maliqi, transmeton Shekulli.

Maliqi ka paralajmëruar se mes dy kryeministrave do të flitet për projekte konkrete për zhvillimin e dy shteteve, një ndër to do të jetë edhe autostrada Durrës-Nish.

Kjo vizitë u paralajmërua nga vetë kryeministri serb gjatë takimit me Edi Ramën në Beograd pak muaj më parë.

Kjo do të jetë vizita e parë e një kryeministri serb në Shqipëri.

Më Shumë

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një veture në Prizren, automjeti i kthehet pronarit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e një veture në Prizren, pas hetimeve që kanë çuar në identifikimin e...

Lajmet e Fundit