Zjarr në tragetin Bari-Durrës

Zjarr në një target të linjës Bari – Durrës. Burime nga kapiteneria e Portit të Barit kanë konfirmuar për A1 Report se zjarri ka rënë në tragetin ‘’Françeska’’ i nisur nga Bari rreth orës 22:30.

Në bordin e tragetit ndodheshin 300 pasagjerë përfshirë stafin e tragetit.

Trageti ka marrë flakë disa milje larg nga porti i Barit. Mësohet se falkët kanë rrënë në një nga motorët e tragetit dhe janë fikur më pas nga sistemi automatik i tragetit.

Kapiteneria e Barit konfirmon për A1Report se situata është vënë nën kontroll dhe se trageti po rimorkiohet drejt portit të Barit dhe se aktualisht ndodhet 5 milje larg.

Më Shumë

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Xhevat Susuri vazhdon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Futbollisti Xhevat Susuri do të vazhdojë të jetë pjesë e Lirisë edhe për tre sezonet e ardhshme. Klubi prizrenas ka njoftuar se Susuri ka nënshkruar...

Lajmet e Fundit