Kapet me drogë në Vërmicë, një muaj paraburgim nga Gjykata e Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar 1 muaj paraburgim Zgjim Beqs nga Prishtina.Ai dyshohet për se ka kryer veprën penale të blerjes, posedimit ,shpërndarje dhe shitjes të paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

“I pandehuri dyshohet se me datën 12.05.2015, duke udhëtuar si pasagjer me autobusin e tipit “Setra” me targa 631 – KS- 875 nga Tirana në Prishtinë, ka pasur të fshehur në çantë sasinë e llojit “marihuanë” prej 1024 gram e zbuluar me skaner nga policia në pikën kufitare në Vërmicë”, njofton Gjykata në Prizren./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet shoferi nga Shqipëria pas vdekjes së policit në kufi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e policit Rexhep Gashit në Pikën Kufitare të Vërmicës, i cili dyshohet se është goditur...

Thaqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për një sezon

Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Ragip Thaqi, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe në sezonin e...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit