8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Maska e shthurur e Ballkanit dhe konflikti në Kumanovë

Shkruan: Petrit Gashi

Ndonëse shpesh here flitej për normalizimin e rajonit të Ballkanit dhe integrimin sa me te shpejtë në BE, siç po dukët një gjë e tillë jo vetëm që është larg një ideale të mundshme por edhe e paarsyeshme pa e zgjidhur njëherë e përgjithmonë çështjet e popujve qe i përbejnë shtetet e Ballkanit. Padrejtësia historike e Evropës ndaj shqiptareve sot po sjellë një plagë të re ne procesin e kompletimit të kontinentit në një Evrope të Bashkuar, e që ishte qëllimi me madhore qe nga themelimi i vet Komunitetit Evropian për Qymyr dhe Çelik në vitet ’60-ta. Zgjidhja e çështjes se shqiptareve përkundër kompromiseve të bëra viteve të fundit nuk ofrojë zgjidhjen e duhur për stabilitet të qëndrueshëm në këtë Gadishull. Tek e fundit ku mund të zë vend stabiliteti kur të gjithë janë kundër shqiptareve dhe të drejtave të tyre në shtetet ku jetojnë? Vet BE është ngritur mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe respektimit të diversiteteve të popujve të ndryshëm, ndërsa një gjë e tillë në Ballkan është me shumë se larg një realizimi pasi shqiptaret në vazhdimësi shihen si destabilizues të vendit nga fqinjët e tyre.

Frika e fqinjëve ballkanas nga një Shqipëri e Bashkuar, apo një bashkimi real me vet hyrjen e këtyre shteteve në BE i ka bërë që të plasin helm e vrerë kundër të drejtave të tyre dhe ekzistencës se tyre në Ballkan. Destabilizimi i sponsorizuar në Maqedoni dhe qeveria mini diktatoriale e Gruevskit ka sjellë në pah frikën që kanë vendet ne lidhje me forcimin e shqiptareve në Ballkan, dhe nëse Maqedonia do mbetej në një gjendje të tillë nuk do ekzistonte fare. Maqedonia e sponsorizuar historikisht edhe ishte krijuar si një shtet artificial, dhe artificialiteti gjithmonë dhe gjithherë kanë humbur përball natyrales, e natyrale në këtë aspekt mbesin shqiptarët ne trojet e tyre.
Mirëpo Konflikti në Kumanove sjelli tri dimensione të këndvështrimeve mbi pasqyrimin e gjendjes se krijuar në Maqedoni.

1. E para Konflikti i maskuar nuk “dhezi” në sytë e botës bashkëkohore, pasi nuk ekzistonin grupe terroriste por njerëz qe mbrojnë pragun e tyre edhe kur pabesisht sulmohen me polici e ushtritë maqedonase. Madje nuk dhezi as në vet popullin maqedonas për të krijuar konflikte ndëretnike në një kohë kur qeveria Gruevski tentonte ta zhvendoste vëmendjen;
2. E dyta Konflikti ne Kumanovë i dha një leksion vet shtetit se për të ekzistuar duhet qe shteti të ndahet ne aspektin e menaxhimit dhe te investimeve 50 me 50 në favor të shqiptareve, dhe madje shpërfilli një politik tërësisht të korruptuar të partnereve në qeveri duke i përfshire edhe liderët shqiptar;
3. Dhe e treta i tregojë vendeve ballkanase se me një lidership aktual nuk mund të ecet drejtë BE-së e as drejtë stabilizimit të rajonit dhe vendosjes se bashkëpunimit pa rezerve.
Sidoqoftë, konflikti ne Kumanovë zgjoi edhe njëherë botën nga gjumi, e në veçanti BE-në e cila kishte marr për barrë stabilizimin e Ballkanit qe nga Samiti i Selanikut në vitin 2003, se pa zgjidhjen e drejtë të çështjes se shqiptareve nuk do të këtë Ballkan stabil, nuk do të këtë Evropë stabile dhe nuk do të këtë edhe stabilitet ndërkombëtar mes superfuqive pasi Ballkani është dhe do mbetët pika me strategjike e luftës mes tyre. Bashkimi Evropian jo deklerativisht por edhe fizikisht duhet të jetë ne Maqedoni dhe të ju bëjë të qartë se politika e sundimit diktatorial mbi shqiptaret ka vdekur në vitin 2001 dhe partneriteti i sinqertë mes komuniteteve edhe mund ta shpëtojë vendin nga ekzistenca, në të kundërtën konfliktet e tilla edhe mund ta detyrojnë botën ta realizojë projektin madhor shqiptar të bashkimit në një shtet të vetëm.  (Autori është studiues i çështjeve evropiane dhe politikave të BE-së)

Më Shumë

Arratisen me pushime Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez!

Si një nga yjet më të mëdhenj të sportit në botë, Cristiano Ronaldo ka fuqinë të kthejë kokën kudo që shkon (përveç Shteteve të...

Tri përballje interesante në Albi Mall Superliga – vëmendja në Suharekë

Sot do të zhvillohen tri ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës. Vëmendja do të jetë në Suharekë, pasi Ballkani është nikoqir i Dritës për...

Lajmet e Fundit