12.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Nga deputetët po kërkohet vota për kufizim të sovranitetit

Nga Fatmir Limaj

“Pro hetimeve e Gjykatave, por pa prekur sovranitetin e shtetit tonë. Kjo duhet të jetë përgjigja e një Parlamenti të dinjitetshëm, të një shteti të pavaruar.”

Të nderuar kolegë deputetë,

Rrall vjen momenti kur pesha dhe vlera e deputetit, dhe pesha e përgjegjësisësë tij vjen në sprovë, sikur që e ka sot kjo legjislaturë dhe këta deputetë që janë të zgjedhur nga populli.

Janë momente tepër të veçanta, ka raste kur parlamentet mbarojnë mandatin, dhe nuk hetohen fare për veprim apo mos veprim, e disa nga deputetët tanë e dinë mirë se në Kosovë kemi pasur legjislatura që nuk mbahen mend për asgjë, sikur që ka pasur edhe nga ato që mbahen mend për gjëra të mira.

Kemi ardhur në një moment ku kjo legjislaturë do të lërë gjurmë të cilat do të kenë ndikim të drejtëpërdrejt në ndertimin e shtetit të Kosovës.

Duke u zhveshur nga ngjyrat e partive politike, është momenti ku sëcili duhet të vendos në cilësinë e deputetit dhe përgjegjësinë që ka marr nga besimi qytetar, është momenti ku ne të gjithë do jemi në parlament në luftë mes ndërgjegjës sonë, dinjitetit tonë dhe kompromiseve.

Parlamenti i Kosovës ka një sprovë përpara, të tregoj se a është një parlament “kukull” apo një parlament i dinjitetshëm, dhe shpresoj që asnjë legjislaturë e ardhshme të mos ballafaqohet me situate të tilla, sikur me këtë që do të ballafaqohet legjislatura aktuale, sepse pa na shtyer askush, pa na detyruar askush, pa na kercenuar askush, as me jetë as me burg, ne si deputetë po ballafaqohemi me kërkesën që të votojmëme kufizu sovranitetin e Kosovës, apo me refuzu një propozim i cili kërkon kufizimin e sovranitetit të shtetit të Kosovës, pa u marrur fare me temat, si Gjykata Speciale, sepse për mua janë të pa rëndësishme, dhe thjeshtëështë për me ik nga thelbi i çështjes, sepse sot para neve shtrohet, a jemi ne të gatshëm dhe a meriton ky vend të çohet dora për ta kofizuar sovranitetin e vendit të tonë. Ne që para një apo dy viteve duartrokitëm largimin e mbikqyrjes së Pavarësisë së Kosovës. Çfarëështëduke ndodh sot?Me atë çfarë kemi parë, sot është duke ndodh diçka më tepër se aq, është shkrimi i Kushtetutës, i një pjese të Kushtetutës në thelbin dhe në pjesë të rëndësishme të sistemit të rregullimit juridiko-kushtetues të këtij vendi.

Nga ne sot kërkohet me vullentin tonë ta rikufizojmë ose ta rimbikqyrim sovranitetin e shtetit tonë, duke e kufizuar këtë sovranitet.

Kam qenë pjesëmarrës në negociatat e 2007-së, kur kemi folur për Pavarësinë e Kosovës, dhe kemi pasur motiv pse kemi pranuar një pavarësi të mbikqyrur, sepse kemi qenë pa pavarësi, dhe ishim të gatshëm të bëjmë lëshime dhe kompromise për të ardhur deri të e shumë pritura, Pavarësia e Kosovës, dhe kjo e kishte atë logjikën se pse duhet ajo mbikqyrje e pëkohshme. Sot, pas sa viteve pavarësi, ne po kthehemi përseri në një situatë, në rrethana tjera, pa asnjë arsye ta rikufizojmë sovranietin e vendit tonë. Kërkesa për të ashtuquajturat dhomat special, nuk e arsyeton kufizimin e sovranitetit, nuk ka deputetë në botë që ka obligim ndërkombëtar për të ngritur dorën dhe kufizu sovranitetin e vendit të tij, asnjë kontratë, asnjë gjë në botë nuk mund ta detyroi deputetin e një vendi për të ngritur dorën në emër të gjëja një obligimi ndërkombëtar, për me kufizu sovranitetin e vendit të vet.

Çdo deputet, pavarësisht ngjyrimeve politike, ka vetëm një obligim, ka vetëm vullnetin e qytetarëve të Kosovës, nuk ka tëdrejtë Parlamenti ynë me ngrit dorën në kufizimin e sovranitetit të vet, sepse këtu nuk ka ndryshime kushtetuese, por ka cënim të sovranitetit, dhe për këtë çështje vendos vetëm qytetari i Kosovës, pra mund të hidhet në Referendum, dhe siç ta vendos populli, ne jemi në rregull pastaj. Ne nuk mund ta marrim atë peshë të përgjegjësisë që diçka që buron nga vetë populli, sovranitet për të cilin me qindra-mijëra njerëz kanë kontribuar me dekada për ta pasur këtë sovranitet, dhe sot dalin dy-tre njerëz të shantazhuar, dhe për këtë thonë se duhet patjetër ta bëjmë këtë sepse po e lypë Kosova, sepsëështë interes i Kosovës, se e kemi obligim ndërkombëtar. Për Gjykata, për krime lufte po, kam degju se kanë dal mbi 40 mijë veteran, pra të gjithë veteranët e UÇK-së, nuk vlejnë sa sovraniteti i Kosovës, sepse ata kanë dal për ta pasur një Kosovë të pavarur.

Mos të i bashkojmë këto dy gjëra, kanë marr, vazhdojnë, le t’i marrin krejt, ama jo me çmimin e kufzimit të sovranitetit të shtetit. Po thonë se kjo çështje është për individë, atëherë pse spo i merr individët, por po e prekë sovranitetin e shtetit, ose të ulemi e të gjëjmë rrugë se si me adresu këtë çështje. Me vet faktin se ju na ktheni në një sistem me institucione të dyfishta, dhe këtë vend vazhdoni për vite të tëra ta mbani nën “tutel”, të nderuar deputetë, vendi ynë do të ketë pasoja të mëdha, ekonomike, sociale dhe politike.

Qytetarët e Kosovës do të kenë pasoja të mëdha në këto drejtime, dhe nuk mund Kosova të ndikohet dhe të vazhdohet të jetë në një situatë të tillë, të paguaj çmimin për shkak të individit, edhe unë pajtohem të shkojmë drejt individit dhe të mos prekim Kushtetutën e vendit, mos të prekim gjënë më të shtrenjtë që e kemi arritur, sovranitetin.

Dua të ndaj këtë diskutim nëdy rrafshe, në rrafshin juridik dhe politik. Se këtu nuk kemi të bëjmë me çështje qëështë në opinion dhe po tentohet që sipërfaqësisht të kalohet kjo çështje si çështje e kryer, por ata që janë ekspert, jurist, e shohin më së miri se çfarëështë duke ndodhur.

Neni 162 (Dhomat e specializuara dhe zyra e Prokurorit të specializuar), thotë; pavarësisht të dispozitave tjera të kësaj kushtetute… (dmth, krejt Kushtetuta lihet anash). Pra, këto nene aspak nuk kanë kuptim juridik, por janë nene me dy kuptime, politko-diplomatike, që ia lënë në dorë interpretimit të atyre, qëkishe kanë me zbatu, e dihet se çfarë mund tëinterpretohet, e ju e dini se në Kushtetutë e në Ligje, duhet të ketë sa më pak mundësi për interpretime të ndryshme. Për ti përmbushur obligimet ndërkombëtare, në raportin e Asamblesë së Këshillit të Europës, thotë se Republika e Kosovës duhet t’i themeloj dhomat, dhe pajtohem plotësisht me këtë nen për t’i përmbushur obligimet, megjithse nuk e di për çfarë obligimi, ku thotë se për tu krijuar dhomat e specializuara dhe një zyre të Prokurorit të specializuar në kuader të Sistemit të Drejtësisë së Kosovës.

Pse të shkojmë më tutje, kur thotë në kuader të Sistemit të Drejtësisë së Kosovës, kur ky Sistem ka edhe Ligjet, ka edhe dhomat, ka edhe mundësinë me kriju dhoma të reja, pse të shkojmë më tutje! Për të treguar se interpretimi do të bëhet se si dojnë të tjerët, do të shihet më vonë, sepse në fund thotë: sipas Sistemit të Drejtësisë në Kosovë, organizimi dhe funksionimi juridiksion i dhomave të specializuara dhe zyrës së Prokurorit të specializuar të rregullohet me këtë nen dhe me ligj të veçantë, pra menjëherëështë në kundërshtim me Sistemin e Drejtësisë së Kosovës, sepse sistemi ynë i drejtësisë nuk ka ligje të veçanta.

Për çfarë dhoma po flasim ne dhe për çfarë përndjekje të UÇK-së po flasim ne kur kërkohet të bëhet një Gjykatë e re Kushtetuese, për çfarë drejtësie po flasim ne, për çfarë përndjekje, kur flitet këtu krijimi i Ombudspersonit, një Prokurori Speciale, për çfarë po flasim, a nuk është kufizim i sovranitetit kur saktësisht kërkohet nga ne si deputetë të këtij Parlamenti, kur neni 4 thotë se dhomat e specializuara dhe zyra e Prokurorit të specializuara do të kenë zotësi të plotë ligjore dhe juridike, dhe do të kenë të gjitha kompetencat e nevojshme dhe mandatin për veprim, bashkëpunim juridik, asistencë, mbrojtje të dëshmitarëve, siguri paraburgimi, vuajtje të dënimit jashtë Kosovës për këdo që dënohet si dhe ndonjë lidhje me menagjimin e ndonjë çështje të mbetur pa përfunduar pas përfundimit të mandatit.

Tjetra, angazhimet që ndalen nga ushtrimi i këtyre kompetencave nuk i nënshtrohen nenit 18 të Kushtetutës së Kosovës, i cili thotë se, Kuvendi i Kosovës me votat e 2/3-ve, e të gjithë deputetëve ratifikon marrëveshje për këto çështje, teritorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake, të drejtat dhe liritë themelore, anëtarësimin e Rep. së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, marrjen përsipër të detyrimeve financiare, marrëveshjet ndërkombëtare, me perjshtim të atyre në pikën 1, që ratifikohen me nënshkrim nga Presidenti i Rep. së Kosovës.

Presidenti i Republikës ose Kryeministri, njoftojnë Kuvendin sa herë që nënshkruajnë ndonjë marrëveshje ndërkombëtare, amandamentimi ose tërheqja nga marrëveshjet ndërkombëtare do të kenë të njejtën procedurë të vendimmarrjes, sikurse ajo e ratifikimit.

Pra, këta po kërkojnë nga ne me suprimu Kuvendin, Presidentin, me lënë në dorë të disa njerëzve atje në dhomë, pra për çfarë po flasim ne, a po flasim për drejtësi apo për politikë këtu, pra praktikisht po bëhet marrja e kompetencave më të rëndësishme që duhet ti ket një shtet dhe institucionet e tij, pra, Qeverinë e Kosovës ne po e suprimojmë, po ia japim një dhomë atje që ajo me vendos me na fut në obligime edhe me vendos në emër të Kosovës çfarëdo që dëshiron, atëherë çfarë drejtësie është kjo, këto nuk janë kompetenca të drejtësisë, këto janë kometenca të një organi politik të zgjedhur nga qytetarët e Kosovës, dhe ky më së paku ka punë me drejtësinë.

Fjalimi i plotë i Kryetarit të NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, i mbajtur në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ku ështëshqyrtuar propozim amendamenti i Qeverisë së Republikës së Kosovës, lidhur me Gjykatën Speciale.

Më Shumë

Kosovarët me rreth 5 miliardë euro kredi

Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se vlera e kredive bruto të kosovarëve për muajin shkurt nëpër banka është 4.95 miliardë euro. Në...

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Ndërmarrja “Guraziu” është specializuar në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes. Pronari, Arton Guraziu, ka një përvojë prej 20 vjetësh. Adresa e...

Lajmet e Fundit