Arben Gashi, nuk e përjashton kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi i pyetur në emisionin “Rrokum Roll” me Fidan Jupollin, në TV Rrokum, për kandidaturën për kryetarë të LDK-së, ka thënë se nuk e përjashton këtë mundësi.

Gashi ka thanë se është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm në LDK dhe sa i përket kandidaturës se tij për kryetar të LDK-së ai tha se gjithçka është e mundshme.

Ai ka thënë se LDK ka pasur rritje të vazhdueshme, por jo të kënaqshme, derisa ka thënë se LDK mund të dalë partia e parë, nëse e fiton besimin brenda ne LDK-së, por edhe duhet përshtatë mënyrës së qytetareve se çka ata besojnë.

Gashi tha se platforma e LDK-së është lidhur ngushtë me reformën, por edhe vizionin e LDK-së.

Më Shumë

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e...

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Lajmet e Fundit