Ramadani: Mos të mbyllen sytë, ata janë qytetarë të Kosovës

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, ka thënë se institucionet e Kosovës duhet t’u sigurojnë trajtim njerëzor shtetasve të saj që janë të arrestuar gjatë konfliktit në Kumanovë.

“Përgjegjësia për sigurinë për shtetasit e Kosovës i bie institucioneve të Kosovës. Askujt tjetër”, ka shkuar Ramadani në rrjetin e tij social në Facebook.

Ai tutje ka thënë se duhet të lejohet një hetim i pavarur ndërkombëtar për këtë çështje si dhe vizitat dhe garantimi i trajtimit të tyre njerëzor dhe korrekt duhet të jetë obligim parësor i Kosovës.

“Mos të mbyllen sytë! Ata janë qytetarë të Kosovës”, ka thënë Ramadani

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Lajmet e Fundit