FAK-u votohet në pako me Asociacionin

Votimi i draft-ligjit për plotësimin dhe ndryshimin e 39 ligjeve që i hapin rrugë shndërrimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK) pritet të shkojë në Kuvend në të njëjtën kohë me Asociacionin e Komunave Serbe.

Madje këto dy çështje planifikohen të futen në një pako në mënyrë që të sigurohet se Lista Serbe nuk do ta pengojë formimin e ushtrisë së Kosovës, për të cilën gjë duhet të ndryshohet edhe Kushtetuta e Kosovës e që nuk mund të ndodhë pa mbështetjen e të dy të tretave të deputetëve të pakicave.

Kjo është bërë e ditur nga burime të gazetës “Zëri” brenda institucioneve të Kosovës, të cilët kanë njoftuar se për këtë çështje institucionet e Kosovës janë duke e marrë edhe “bekimin” e bashkësisë ndërkombëtare.

Më Shumë

Charlotte FC me ofertë për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht në Ligën MLS. Skuadra Charlotte FC tashmë ka...

Gjashtë serbë arrestohen afër manastirit në Prizren

Gjashtë serbë janë arrestuar sot në Prizren afër Manastirit “Shën Arangjeli”. Detaje për arrestimin e tyre ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin...

Lajmet e Fundit