Sami Kafexholli zgjedhet kryetar i LDK-së në Malishevë

Sami Kafegjolli, kryetar i ri i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Malishevë. Në Kuvendin Zgjedhor të degës që është mbajt sot në Malishevë mësohet se ai e ka patur për kundërkandidat kryetarin e deritashëm të degës së LDK-së Januz Kastratin, të cilin sipas njoftimeve e ka mundur për një votë, përkatësisht 49:48. Lajmin dhe rezultatin për Portalin Online e ka konfirmuar kryetari i deritashëm i degës, Januz Kastrati. Ai ka thënë se është plotësisht i kënaqur me rrjedhën e procesit zgjedhor.

“Urojë të shkojnë kështu zgjedhjet edhe në degët tjera, çdo gjë ishte në rregull”, ka thënë Kastrati. Januz Kastrati ka qenë kryetar i degës së LDK-së që nga paslufta. Sami Kafegjolli është jurist me profesion. Aktualisht është drejtor i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme në Komunën e Malishevës, post të cilin e ka fituar pas koalicionit Nisma-LDK. I pranishëm në Kuvendin e degës së LDK-së nga qendra e partisë në Prishtinë ka qenë Anton Quni. /portalionline

Më Shumë

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit