2.2 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Trajkoviq: Vendimi për dalje në zgjedhje, trimëria më e madhe

RadaTrajkovicDeputetja e Listës së Bashkuar të serbëve në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkoviq, ka deklaruar se në këtë moment kurajo më e madhe është vendimi për të dalë në zgjedhjet lokale të Kosovës, të zgjedhen më të mirët, të cilët do të ndërtojnë institucionet e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe kështu t’ua mundësojnë serbëve qëndrimin në këtë hapësirë.

Trajkoviq për televizionin “Palma plus” ka theksuar se serbët në Kosovë nuk kanë zgjidhje tjetër përveç se të dalin në zgjedhjet lokale më 3 nëntor.

“Pas nënshkrimit të Marrëveshjes në Bruksel, bashkësia ndërkombëtare përcjell realizimin e kësaj marrëveshjeje. Ndër të tjera me këtë Marrëveshje nënkuptohet edhe dalja e serbë në zgjedhjet lokale, që do të thotë legalizim dhe legjitimim i serbëve në Kosovë nëpërmjet bashkësisë së Komunave Serbe”, ka thënë Trajkoviq, transmeton koha.net.

Ai ka shtuar se plotësisht i kupton serbët nga veriu i Kosovës të cilët e kanë të vështirë t’i pranojnë institucionet e Prishtinës, sepse ata sot e kësaj dite i kanë institucionet e shtetit të Serbisë.

Ajo ka theksuar se Kuvendi në veri të Kosovës nuk do të ketë ardhmëri, sepse Serbia nuk do të mund dhe nuk do të guxojë ta financojë atë, kështu që ai ngadalë do të “shkrihej”, ndërsa në atë kuvend ka një numër të madh njerëzish të arsimuar dhe të përgjegjshëm.

Trajkoviq në ktë intervistë ka kërkuar që lista e serbëve për këto zgjedhje të jetë unike.

“Këto zgjedhje, derisa ta konstituojmë Bashkësinë e Komunave janë shumë të rëndësishme. Kur t’i vendosim institucionet e bashkësisë, atëherë nuk do të ketë problem që në zgjedhjet pasuese të dalin njerëzit me bindje të ndryshme politike” , ka theksuar Trajkoviq duke shtuar se pret nga krerët e Serbisë që t’i përkushtohen këtij problemi.

Më Shumë

Arrestohet kampioni i boksit Florian Marku

Kampioni shqiptar i boksit, Florian Marku është arrestuar në Gjermani. Mësohet se ai ishte në kërkim nga autoritete greke, si i dënuar me 7...

Kurti: Po punohet për ngritjen e standardit të jetesës për romët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi, deputeti Ergjan Galushi, morën pjesë në aktivitetet kulturore kushtuar gjuhës dhe kulturës Rome. Kryeministri...

Lajmet e Fundit