Pesë vite nga vdekja e aktorit Bekim Fehmiu

Fehmiu u gjet i vdekur me 15 qershor 2010 në banesën e tij në Beograd, ndërsa raportet kishin treguar se ai kreu vetëvrasje.

Sot bëhen 5 vite që nga vdekja e aktorit Bekim Fehmiu, i cili lindi në Sarajevë dhe ishte aktori i parë shqiptar i Europës Lindore që ishte yll në Hollywood gjatë luftës së ftohët.

Për jetën dhe veprën e këtij artisti shqiptar u shkrua shumë, ai ka luajtur në 41 filma midis 1953 dhe 1998, Fehmiu ishte aktori i parë shqiptar i cili ishte aktor teatri dhe aktor kinemaje që ka vepruar në teatro dhe filma në të gjithë Jugosllavinë.

Pushtimi i tij më i madh ishte në vitin 1967 me filmin ‘’ I Even Met Happy Gypses’’ një portretizim delikatë i jetës së Romëve i cili fitoi dy çmime në Kanë dhe ishte nominuar për Oskar.

Fehmiu u gjet i vdekur me 15 qershor 2010 në banesën e tij në Beograd, ndërsa raportet kishin treguar se ai kreu vetëvrasje. / KultPlus.com

Më Shumë

VV në Prizren viziton ShB “Sharri” në 75-vjetorin e themelimit

Kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Nora Arapi Krasniqi dhe Mytaher Haskuka, së bashku me ministren në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore...

Sonte në Prizren shfaqet drama ‘Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre’

Në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren do të shfaqet drama “Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre”, produksion i Qendrës Multimedia. Shfaqja mbahet sonte, në...

Lajmet e Fundit