6.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Fshati shqiptar në mes të Turqisë

Arnavutkoy është një lagje e Stambollit që ruan ende formën e saj të mëparshme. Kjo lagje është pika e bashkimit të shkëlqimit dhe qetësisë.

Ky është një vend që e ruan strukturën tradicionale shumëvjeçare, sado që me kalimin e viteve kjo strukturë po zvogëlohet.

Emri i lagjes lidhet me çlirimin e Stambollit nga Sulltan Fatihu, i cili kishte pushtuar edhe Shqipërinë. Besohet se emri i kësaj lagjeje të jetë vënë në bazë të ushtarëve shqiptarë, të cilët thuhet se kanë luftuar në krah të Sulltan Fatihut në betejën për çlirimin e Stambollit, familjet e të cilëve u vendosën aty pas marrjes së qytetit nga ana e turqve.

Image
Shqiptarët e ardhur u organizuan në këtë lagje, për këtë arsye mbeti edhe emri me domethënien Fshati Shqiptarë (Arnavutkoy). Sipas portalit turk “Star.com.tr”, kjo lagje ekzistonte edhe para çlirimit të Stambollit.

Në shekujt 14 dhe 15 kur turqit kishin rritur presionin e tyre ndaj Perandorisë Bizantine, nga ky vend ishin larguar shumë njerëz. Ndërsa gjatë perandorisë osmane, ky vend ishte i banuar më shumë nga romët dhe çifutët, transmeton Shekulli.

Bukuria natyrore si ajo e Arnavutkoyit mund të gjendet shumë rrallë, kur kësaj i shtohet edhe arkitektura e vjetër. Edhe bizneset e reja që janë hapur, mundohen t’i përshtaten kulturës së arkitekturës së vjetër.

Një fakt tjetër e kësaj lagjeje, është edhe pika më e thellë e marmarasë dhe e Bosforit. Por, ky vend rrezikohet edhe nga dallgët e larta.

Më Shumë

Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?

Teksa kanë kaluar dy vjet që kur një konsorcium prej katër kompanish fitoi një ankand për ndërtimin e një parku diellor në Rahovec, as...

Delegacioni i ZKA-së në Prizren, theksohet bashkëpunimi institucional

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), të udhëhequr nga Auditorja e Përgjithshme,...

Lajmet e Fundit