Artistët kosovarë ekspozojnë në Beograd

Javën e kaluar në Beograd është hapur ekspozita e artistëve kosovarë Artan Hajrullahu, Dardan Zhegrova dhe Art Haxhijakupi, e cila vazhdojë të jetë e hapur deri të enjten në galerinë G12 HUB, në Beograd.

Ekspozita e cila sjell tri artistë krejtësisht të ndryshëm nga njëri tjetri, është organizim i Zyrës së Komitetit të Helsinkit në Beograd, në kuadër të projektit “Kosova dhe Serbia: Akullthyesit kulturor.”

Në hapje të kësaj ekspozite të pranishme ishin edhe Sonia Biserko, drejtuesja e Zyrës së Komitetit të Helsinkit në Beograd, dhe historiania e artit Irina Subotic e cila mbajti një fjalim.

Për artistët pjesëmarrës kjo është hera e parë që ekspozojnë në Beograd, ndërsa projekti ka përfshirë edhe fusha të tjera të artit e kulturës në aktivete të cilat janë zhvilluar e do të vazhdojnë deri në fund të muajit qershor.

Projekti në fjalë nuk do të mbarojë me kaq. Mësohet se në fillim të tetorit të këtij viti do të jetë radha e artistëve nga Beogradi për të ekspozuar dhe shfaqur në Prishtinë veprat e tyre nga shumë fusha të artit. /Kallxo.com/

Më Shumë

Shaqir Totaj: Kurti ndryshon qëndrime dhe nuk i mban premtimet

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke u fokusuar në procesin e formimit të institucioneve...

UPZ shpall konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Senati i Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve baçelor për vitin akademik 2026/2027. Sipas...

Lajmet e Fundit