Flasin për reformën e transparencës komunale

Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim drejtuesit e organizatës “EC Ma Ndryshe”, përkatësisht Elmedina Baxhakun, të cilët kanë biseduar çështje të shumta sa i përket reformës së transparencës komunale.

Begaj i ka njoftuar rreth asaj se çka bënë komuna e Malishevës në mënyrë që të jetë sa më transparente.

“Besoj të jem kryetari me transparent sa i përket punës zyrtare, qytetarët e mi duhet të dinë qoftë punova mirë apo keq, duhet të dinë çdo veprim timin, ngase unë punoj për ta dhe mirëqenien e tyre”, tha Begaj me këtë rast.

Ndërkaq, Elmedina Baxhaku, e njoftoi Begajn, rreth projektit “Indeksi i Reformës së Transparencës Komunale” i cili ka për qëllim që t’i asistoj komunat në identifikimin e mangësive kryesore sa i përket transparencës sikurse edhe të ofroj udhëzime për adresimin dhe tejkalimin e tyre. Indeksi i Transparencës paraqet edhe një përpjekje të strukturuar për të mbështetur komunat e Kosovës në përmbushjen e standardeve të qeverisjes së mirë, të përcaktuara me reformën e qeverisjes lokale dhe agjendën evropiane të Kosovës.

Në këtë takim të dyja palët u dakorduan që të ketë bashkëpunim sa i përket fushës së transparencës komunale. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Banorët nisin të mblidhen për protestë – Pacolli iu tha se do të diskutojë me ta për laurën në rrugën për në Prevallë

Disa qytetarë kanë nisur të mblidhen për të protestuar kundër vendosjes së laurës në rrugën Prizren–Prevallë. Në disa pamje të publikuara nga mediumi lokal, RTV...

E dhimbshme: Personi që u godit nga rrufeja në Suharekë është 26-vjeçar

Ka humbur jetën tragjikisht një person në fshatin Delloc të Suharekës. Kështu ka bërë të ditur për Klankosova,tv komandanti i policisë në Suharekë, Safet Hoxha,...

Lajmet e Fundit