Në Suharekë, arrestohet “kopshtari” që mbillte kanabis në vazo lulesh

Sot, në orët e hershme të mëngjesit, pas një informacioni operativ që ka marrë Policia e Suharekës, së bashku me njësinë Anti Drogë, kanë zhvilluar një operacion, ku është arrestuar një person që kultivonte bimë narkotike.

Sipas shefit të Hetimeve në Policinë e Suharekës, Afrim Syla, kishin gjetur një sasi bimësh narkotike në shtëpinë e të arrestuarit.

“Pas marrjes së infromacionit kemi dalë në teren së bashku me njësinë Anti Drogë dhe me urdhër të gjyqtarit, kemi bastisur shëtpiën dhe objekte për rreth të dyshuarit B.K., dhe kemi gjetur 18 vazo të mbjellura me kanabis, 7 prej tyre kanë qenë me fidanë”, tha për Kallxo.com Agrim Syla, shef i hetimeve në Stacionin Policor të Suharekës.

Personi i arrestuar është duke u intervistuar nga njësia Anti Drogë.

Bimët kanë qenë të mbjella në vazo dhe të shpërndara nëpër kopshtin e të arrestuarit.

Sipas togerit Afrim Syla, ky operacion u zhvillua falë bashkëpunimit me qytetarët. /Kallxo.com/

Më Shumë

EC Ma Ndryshe kritikon ndërhyrjen mbi muralin në Kejin e Prizrenit, kërkon respektim të integritetit artistik

Organizata EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së fundit artistike të realizuar në Kejin pranë Urës së Arastës në Prizren, duke shprehur shqetësimin...

Banorët nisin të mblidhen për protestë – Pacolli iu tha se do të diskutojë me ta për laurën në rrugën për në Prevallë

Disa qytetarë kanë nisur të mblidhen për të protestuar kundër vendosjes së laurës në rrugën Prizren–Prevallë. Në disa pamje të publikuara nga mediumi lokal, RTV...

Lajmet e Fundit