6.3 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Basha merr përgjegjësinë për humbjen e zgjedhjeve

Më në fund kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha merr përgjegjësitë për humbjen e thellë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Në të parën mbledhje të grupit parlamentar pas mbajtjes së zgjedhjeve, Basha pranoi se në 21 qershor nuk mori rezultatin që dëshironte.

Vec pergjegjesise, Basha tha se ne rezultat ndikoi blerja e votës apo perdorimi i elementeve kriminale dhe administratës.

Duke renditur një sërë shklejesh që sipas tij cënuan standartin e procesit elektoral përmes blerjes së votës, kandidimit të personave me rekorde krimianle, presionit të votuesve Basha tha se rezultati I 21 qershorit është dëshmi e asaj që demokratët ia dolën në këto zgjedhje. Kreu i opozitës paralajmëroi njëherazi edhe hapjen e Partisë Demokratike në drejtim të shoqërisë civile dhe botës akademike, për t’i dhënë siç tha ai demokratëve dyfishim të rezultatit në dy vitet e ardhshme.

Një mesazh e pati edhe për krerët e mazhorancës të cilët tha se përmes zhbërjes së standarteve demokratike në këto zgjedhje kishin për qëllim zhdukjen e PD-së si forcë politike.

Basha u shpreh i bindur se të gjitha manipulimet e dokumentuara nga opozita nuk do të njihen edhe nga institucionet ndërkombëtare, duke i cilësuar zgjedhjet lokale si problem kryesor i vendit dhe cënim i demokracisë. /Tv Klan/

Më Shumë

Sot mbahet edicioni VIII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec

Sot mbahet edicioni VIII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë organizuar nga Fondi për Edukim Kulturor dhe Trashëgimi në Rahovec. Sipas traditës së Festivalit gjithnjë ruhen...

Arrestohet një polic në Vërmicë, dyshohet se me ryshfet e lejoi një qytetar serb të hyjë në Kosovë

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot një zyrtar policor nën dyshimin për veprën penale “Marrje ryshfeti”. Ai dyshohet që për përfitime financiare ia mundësoi...

Lajmet e Fundit