Abuzojnë me fëmijët, pezullohen 2 ushtarë francezë

Franca ka pezulluar 2 ushtarë të saj pasi akuzohen për ngacmime seksuale ndaj fëmijëve në Burkina Faso, në Afrikë.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, babai i një vajze 5-vjeçare ka gjetur një video ku shikohet ushtari që abuzon seksualisht vajzën e mitur.

Një raport i OKB-së deklaron se 16 paqeruajtës francezë kanë abuzuar me fëmijët në Republikën e Afrikës Qendrore. Policia ushtarake franceze po udhëton drejt vendngjarjes për të investiguar rreth ngjarjes së bashku me policinë lokale.

Forcat e armatosura te Francës janë kritikuar për mosmarrjen e masave ndaj këtij fenomeni.

Rreth 3000 ushtarë francezë janë të shpërndarë në 5 vende të ndryshme të këtij rajoni, Mali, Çadi, Mauritania Niger dhe Burkina Faso, në një operacion anti terrorizëm. Gjithashtu, janë rreth 125.000 paqeruajtës të shpërndarë në disa vende të botës. /Shekulli Online/

Më Shumë

Tragjedia në Suharekë – Goditet nga rrufeja, trupin e bartën 1 kilometër babai dhe vëllai

Puna në bjeshkët e Dellocit u kthye në tragjedi për familjen Bajselmani nga Suhareka. Kjo pasi rrugëtimi i tyre i zakonshëm në këto bjeshkë përfundoi...

UPZ shpall konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Senati i Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve baçelor për vitin akademik 2026/2027. Sipas...

Lajmet e Fundit