Kërkohet efikasitet në hetimin e policëve për abuzimin e dy të miturave nga Suhareka

Hetimet në lidhje me dyshimet se policë të Kosovës janë të përfshirë në një rast të marrëdhënieve seksuale me dy të mitura në Suharekë janë duke vazhduar, ndërkohë që shoqëria civile ka kërkuar mbrojtjen e viktimave dhe hetim dhe zbardhje të plotë të rastit.

Publikimi i skandalit, ku policë të Kosovës dyshohet të jenë përfshirë në abuzimin seksual të dy të miturave në Suharekë, ka bërë që Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) të reagojë, me ç’rast ka kërkuar që të merren masat për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit.

“Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, është jashtëzakonisht i shqetësuar me lajmin rreth dyshimeve për abuzim seksual të dy të miturave nga Suhareka, nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës. /Zëri/

Më Shumë

Ballkani rinovon kontratën me Bleart Tolajn

FC Ballkani ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me sulmuesin Bleart Tolaj, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe për dy...

Vrasja e imamit në Dragash: Paraburgim për të dyshuarit, dyshohen për vrasje mizore dhe mosdhënie ndihme

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj dy të pandehurve, B.H....

Lajmet e Fundit