Ministër u bëra për një minutë

Një deklaratë e ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ngjalli reagimin e Federatës Sindikale të Shëndetësisë, rreth asaj se po keqpërdorej emri “Amerikë” në emër të realizimit të interesave që ndërlidhen me biznese në Kosovë.

Por ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, në një intervistë ekskluzive për “Zërin” ka treguar se kush ishte zyrtari i Departamentit të Shtetit Amerikan, që në bisedën e parë me të u interesua në lidhje me Spitalin Amerikan në Prishtinë.

Rrahmani për herë të parë ka treguar në detaje si ishte përzgjedhur ministër i Shëndetësisë, si i vinin mesazhet në telefon dhe si e ka pritur lajmin për këtë pozitë. Ai tregon edhe me kë është konsultuar para se të marrë udhëheqjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Flet edhe për raportet e tij me kryeministrin, Isa Mustafa, si dhe mikun e tij të vjetër, Hafiz Gagica, me të cilin së fundi nuk pajtohet politikisht.

Rrahmani tha se Thomas Yazdgerdi, drejtor për Evropë Qendrore dhe Jugore, e pyeti për Spitalin Amerikan.

“Po, kemi qenë në SHBA, në Uashington, me ftesën e Bankës Botërore. Ishte një konferencë mbarëbotërore dhe tema ishte mbledhja dhe shfrytëzimi i shënimeve në shëndetësi dhe krijimi i databazave të mira. Dhe kryesisht kanë marrë pjesë shtete nga mbarë bota. Por më tepër nga Azia, Afrika, por edhe shtete nga Evropa dhe Amerika. Vlerësuam që kemi për të bërë ende shumë. Shtetet që i kemi konsideruar më herët në zhvillim apo prapambetje ekonomike në raport me neve kanë ecur më tepër. Në pjesën e dytë të vizitës patëm takime me grupe të ndryshme në State Departament. Niveli më i lartë që kemi takuar ka qenë drejtori për Evropë Qendrore dhe Jugore, Thomas Yazdgerdi”, u shpreh ministri. /Zëri/

Më Shumë

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës po heton rastin e zhdukjes së një gruaje në Prizren. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 2 korrik rreth orës 11:30...

Lajmet e Fundit