BFF lidh bashkëpunim me “Let’s do it Kosova”

Festivali i Mitrovicës, Bridge Film Fest, së bashku me “Let’s Do It Kosova” kanë hapur thirrjen për pranimin e dokumentarëve që si çështje në vete shtjellojnë mjedisin dhe rëndësinë e tij.

Kjo thirrje për filma do të jetë e hapur nga sot më deri me 30 korrik dhe do të përzgjidhen 7 dokumentar. Këta dokumentar do të shfaqen gjatë javës të Festivalit të filmit Bridge Film Fest nga 16 deri me 22 shtator. Kështu mbase një suksesi të madh me mbi 2600 filma, Bridge Film Fest vazhdon me thirrjen e dytë.

Njëkohësisht do të këtë dhe një çmim për dokumentarin më të mirë për mjedisin dhe për këtë do të përkujdeset një juri profesionale prej tre personave, ku njëri ndër pjesëtarët e jurisë do të jetë nga “Let’s Do It Kosovo”.

Me këtë cikël dokumentaresh Bridge Film Fest hap dhe një kapitull të ri i cili vitin tjetër do të pasurohet edhe më shumë.

Më Shumë

Mirëmbajtje në rrjet, KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës në disa zona të Prizrenit

KEDS ka njoftuar se sot do të realizojë punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit, për çka do të ketë ndërprerje të planifikuara të...

Tragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti trafiku. Lajmi...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit