11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Përmbyllet projekti i TEMPUS-it në UPZ

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të premten, është mbajtur Konferenca përmbyllëse e Projektit të TEMPUS-sit, për themelimin e programit për studime Master në Trashëgimi Kulturore dhe Menaxhim të Turizmit, projekti i përgatitur nga organizata arsimore “WUS Kosova” dhe i mbështetur nga Komisioni Evropian.

Të gjithë partnerët e kanë konsideruar si të suksesshëm realizimin e këtij projekti, ku gjenerata e parë është në përfutdim e sipër të studimeve ndërsa gjenerata e dytë sivjet vazhdojnë në vitin e dytë të studimeve Master.

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti”, Prof. Dr. Ramë Vataj e vlerësoi si mjaft të suksesshëm këtë projekt, duke i falënderuar për bashkëpunim të gjithë partnerët vendor, rajonal dhe ndërkombëtar.

Ai theksoi se ky program studimor i nivelit Master do të vazhdoj së funksionuari edhe në vitet në vijim.

Sara Santori, grant mbajtëse e këtij projekti nga Universiteti i Bolonjës, ka theksuar se ka qenë e nderuar që të bashkëpunoj me të gjithë ata që kanë marr pjesë në realizimin e këtij projekti shumë të suksesshëm.

Bud Dedaj, nga organizata arsimore “wUS Kosova” theksoi sfidat dhe vështirësitë që kanë pas gjatë emplemetimit të këtij projekti, i cili megjithatë është treguar i suksesshëm. Ai po ashtu falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët për kontributin e dhënë në këtë projekt, duke theksuar se edhe në të ardhmen të bashkëpunojnë për realizimin e projekteve të caktuara.

Behxhet Brajshori, Menaxher i këtij projekti gjithashtu theksoi se themelimi i këtij programi Mastar ka qenë mjaft i qëlluar dhe është treguar i suksesshëm në UPZ duke falënderuar të gjithë partnerët për bashkëpunim korrekt.

Projekti është realizuar me sukses në bashkëpunim me Universitetin e Bolonjës, dhe Universitetin ‘Keti Peskara’ nga Italia dhe partnerët tjerë, si Universiteti i Durrësit, Instituti i Monumenteve Kulturore të Tiranës, Universiteti i Shkodrës, si dhe partnerët ndërkombëtarë: Instituti Katalia nga Spanja, Qendra Hulumtuese nga Varshava, një rrjet i instituteve për trashëgimi kulturore dhe hulumtime nga Napoli i Italisë, si dhe Universiteti Telematika nga Italia. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg

Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta padisin shtetin serb në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e...

Rreth 100 punëtorë të lënduar këtë vit

Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi brengosej edhe për mbulimin financiar të trajtimit të tij. I shtrirë prej ditësh në Klinikën e...

Lajmet e Fundit