19.9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Mustafa: Gjykata Speciale themelohet para shkuarjes në pushim

Kryeministri Isa Mustafa në emisionin Debat në RTK ka thënë se ligji për ndryshime kushtetuese sa i përket Gjykatës Speciale do të riprocedohet sërish sepse këtë nuk mund ta ndalojë askush.

Ai shpreson se kjo do të ndodhë para pushimeve verore.

Sipas tij ky është një obligim ndërkombëtar dhe se duhet përmbushur letërkëmbimi në mes presidentes Atifete Jahjaga dhe baroneshës Caterine Ashton.

Mustafa tha se të premten nuk ka pritur se nuk do të votohet ky draftligj.

Kryeministri mendon se edhe më tutje duhet të bisedohet me deputetë se këtë nuk e bëjnë siaps dëshirës por është nevoja ta bëjnë këtë.

Mustafa tha se gjykatë në Kosovë nuk mund të themelohet në bazë të vendimeve të Këshillit të Evropës.

Ai tha se më mirë është ta votojnë këtë deputetët e Kuvendit sesa do të themelohet nga OKB-ja.

Mustafa ka sqaruar se secili nga miqtë ndërkombëtarë ia kanë bërë me dije se Gjykata gjithsesi do të themelohet e nëse këtë nuk e bëjnë vet do ta bëjë OKB-ja.

Më Shumë

Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër

Albin Kurti është propozuar për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet e 7 qershorit. Kjo u bë e ditur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm...

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

“V. Kryeziu” në Rahovec sjell zgjidhje moderne dhe profesionale për rregullimin e hapësirave tuaja të jashtme, me elegancë, cilësi dhe përkushtim në çdo detaj....

Lajmet e Fundit