Deti i pashmangshëm

Shkruan: Skender Berisha

Im gjysh po edhe im atë erdhën te ti
nga një palë opinga grisën deri aty
në të ardhur poashtu
për një barrë krip krip krip
kurrë o kurrë nuk thanë fjalë pa krip
qiraja u dilte më shtrenjtë se barra
të panë o deti im të panë
dhe mbetën sy untë për ty
bënë pastaj një udhë det nëpër tym
deri te Kaçaniku deri te Carraleva
e unë erdha te ti sa me lehtësi
në njëqind vjet liri
shkëlqeu para syve të mi Vlora
Valbona e Shkëlxeni shkëlxyen risht
deti u hap dhe u pamë sërish
tash jam rob i yti përjetësisht

Më Shumë

Xhevat Susuri vazhdon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Futbollisti Xhevat Susuri do të vazhdojë të jetë pjesë e Lirisë edhe për tre sezonet e ardhshme. Klubi prizrenas ka njoftuar se Susuri ka nënshkruar...

Marshi i Çlirimit mbledh çiklistët në Dragash

Për nder të Ditës së Çlirimit, Klubi i Çiklizmit Opoja, me mbështetjen e Komunës së Dragashit, organizon sot (e dielë, 28 qershor 2026), Marshin...

Lajmet e Fundit