Greqia sot në referendum për dalje nga kriza

Miliona grekë kanë filluar sot të votojnë në referendumin krucial për të ardhmen e tyre.

Votohet nëse ata pranojnë, ose jo, kushtet e caktuar për t’u larguar nga kriza e thellë që e ka kapluar shtetin grek.

Vendvotimet janë hapur në orën 07:00, dhe rezultatet e para priten sonte në mbrëmje, njofton BBC.

Pas një jave me kampanja të fuqishme nga të dy kampet – qeveria që kërkon një votë jo në referendum dhe këndi tjetër, opozitar, që u ka kërkuar grekëve të votojnë pozitivisht.

Nëse Greqia nuk pranon kushtet e përcaktuara nga Trojka, atëherë supozohet se do të largohet edhe nga eurozona, duke shkaktuar kështu një krizë, ndoshta edhe për rajonin, por duke krijuar precedent edhe për shtet tjera, të pa kënaqura brenda Bashkimit Europian.

Më Shumë

Totaj pret delegacion nga Washingtoni, nis programi “America250” në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në Prizren një delegacion të veçantë nga Washington D.C., të udhëhequr nga Dr. Faton Bislimi,...

Ballkani rinovon kontratën me Bleart Tolajn

FC Ballkani ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me sulmuesin Bleart Tolaj, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe për dy...

Lajmet e Fundit