13.9 C
Prizren
E premte, 19 Shtator, 2025

Si e kujtuan Ali Podrimjen në Francë?

Ali PodrimajNJË PLLAKË PËRKUJTIMORE PËR ALI PODRIMJEN, QË HUMBI JETËN NJË VIT MË PARË NË FESTIVALIN POETIK TË FRANCËS, E KA EMOCIONUAR POETEN RITA PETRO FILIPI.

Në ceremoninë e hapjes së Festivalit “Voix de la Méditerranée” në Lodeve poetja shqiptare pa me sytë e saj sesi Franca po nderonte Ali Podrimjen, i cili një vit më parë humbi jetën pikërisht në këtë vend. “Nuk u lanë pa përmendur dhe vargjet e tij si një testament poetik, ku poeti shprehte dëshirën të vdiste ‘me sytë hapur/ duke parë nga qielli’, ashtu siç ndodhi në realitet”, thotë ajo për “Shqiptarja.com”.

Poetja Rita Petro Filipi në Lodeve përfaqësonte poezinë shqipe bashkë me poetin e ri nga Kosova Ndriçim Ademaj.

Mjaft interesante ishin takimet poetike në lumin plot gjelbërim të Lodeves, ku njerëzit dëgjonin me këmbët e futura në ujë.
Poezia e Rita Petros dhe e Ndriçim Ademaj u duartrokit dhe u prit me një interesim mjaft të madh nga studiuesit e poezisë, nga poetët e ftuar, si dhe nga lexuesi francez. Në Antologjinë e botuar prej festivalit, Ndriçim Ademaj u përfshi me poezinë “Mon Amour”, ndërsa Rita Petro me vargjet e librit “Shija e instinktit”.

“Pasioni dhe energjia femërore, zbulim aq hapur i nënvetëdijes, guximi i poeteshës shqiptare Rita Petro për të krijuar një komunikim aq intim me lexuesin, u vlerësuan nga auditori francez si surpriza të Festivalit poetik 2013”.

Më Shumë

60 vite nga “Yesterday” – Kënga e kompozuar në gjumë nga Paul McCartney

Gjashtëdhjetë vjet më parë, më 13 shtator 1965, “Yesterday” u publikua në Shtetet e Bashkuara, dy muaj pasi ishte publikuar në BM. Është luajtur të...

Synimet e Zafir Berishës për Prizrenin

Kandidati i Bashkimit Demokratik për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha,në emisionin “Debat Përnime” tregoi platformën e tij, për të cilën tha se është në...

Lajmet e Fundit