I varur nga droga! Pse duhet të lirohet Cozman?

Fillimisht në rrjetet sociale pati falenderime për Policinë e Shtetit, e cila nuk po bën më dallime.

Pasi i hoqi patentën këngëtarit Getoar Selimi, ja ku vjen edhe arrestimi i Ylber Abdullahut, i njohur si Cozman.

Por pas lirimit të tij, në rrjet ka nga ata që thonë se përse duhet të lirohet Cozman dhe të tjerët të vuajnë në burg.

Ligji për posedimin e kanabisit është i ashpër në Shqipëri dhe para disa kohësh deputeti Koço Kokëdhima bëri një thirrje për lehtësimin e tij.

Por pse u lirua Cozman?

Ai pagoi një garanci prej 5 mijë eurosh, ndërsa avokati i tij Marash Ibraj tha se Cozman është përdorues i rregullt i hashashit.

“Është konfirmuar edhe me një akt shkresor nga institucionet shëndetësore se Cozman po kryen një trajtim për t’u shkëputur nga varësia që ka ndaj kësaj lënde,” tha Ibraj për GSH.

Sipas tij, Cozman ka pranuar se është përdorues i lëndës narkotike, por nuk e kishte për ta shitur.

Ai thotë se drogën e ka blerë në Tiranë.

Ndërkohë në seancë nuk ishte e dashura e tij, Tuna.

Kjo e fundit, gjatë arrestimit, u kërkoi policëve që të mos bëjnë kontroll me argumentin se ajo është këngëtarja më e famshme shqiptare./Mapo/

Më Shumë

Universiteti i Prishtinës hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve në nivelin baçelor dhe master për vitin akademik...

Rahoveci dhe Xaghra e Maltës zyrtarizojnë marrëveshjen e binjakëzimit

Komuna e Rahovecit dhe Këshilli Lokal i Xaghra-s në ishullin Gozo të Maltës kanë zyrtarizuar marrëveshjen e binjakëzimit, duke hapur një kapitull të ri...

Lajmet e Fundit