10.2 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Nait Hasani: Gjykata Speciale nuk i duhet Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, është njëri prej deputetëve të PDK-së që ka votuar kundër Gjykatës Speciale. Ai ka përsëritur prapë se nuk e ka ndërmend ta ndërrojë qëndrimin e tij. Ndërkaq duke iu përgjigjur sugjerimeve të diplomatëve dhe miqve të Kosovës që gjykata të themelohet, Hasani ka thënë se faktori ndërkombëtar për plot 15 vjet i kishte të gjitha mundësitë në duart e veta që t’i hetojë e gjykojë të gjitha rastet, përfshirë rastet ku si protagonistë ishin figurat e larta të UÇK-së.

“Miqtë ndërkombëtar kanë vepruar në Kosovë të papenguar nga askush. Kanë qenë në mënyrë absolute sundimtar të Kosovës për 15 vjet, me UNMIK-un, me EULEX-in. I kanë bërë hetimet në të gjitha fushat për të cilat ata kanë pasur interes dhe detyrë. Ata kanë arrestuar dhe gjykuar njerëz që nga vitit 2000 e këndej”, ka thënë Hasani për Radio Evropa e Lirë.

Sipas deputetit Hasani, kërkesa për Gjykatën Speciale pavarësisht që sistemi i drejtësisë ishte në duart e ndërkombëtarëve, do të nënkuptonte një favor për Serbinë dhe një dënim të Kosovës bashkë me UNMIK-un dhe EULEX-in.

“Nuk mund ta ndryshoj mendimin tim. Ne kemi dënuar (gjykuar) kryeministër, komandantët e zonave operative të UÇK-së, kemi dënuar ushtarët dhe i kemi plotësuar të gjitha ato kriteret të cilat janë apo janë kërkuar për dënimin dhe gjykimin e krimeve individuale. Prandaj, ne kërkojmë që miqtë ndërkombëtar të na japin mbështetje dhe të na ndihmojnë që kjo gjykatë nuk i duhet Kosovës”, ka thënë Hasani për REL.

Më Shumë

Arinjtë vizitojnë vendbanimet në disa rajone të Prizrenit

Rritja e numrit të arinjve është kthyer në shqetësim për banorët e disa komunave në rajonin e Prizrenit. Në Suharekë, Mamushë e Dragash, banorët...

Elsa Lila akuza për Festivalin e Këngës: Albina Kelmendi, vodhi votat!

Këngëtarja Elsa Lila ka zbuluar arsyen e mungesës së saj në edicionin e fundit të Festivalit të Këngës, duke lëshuar akuza të forta që...

Lajmet e Fundit