Ndryshojnë qëndrim për Specialen

Disa nga deputetët e PDK-së, të cilët javë më parë nuk e mbështetën aprovimin e amendamenteve kushtetuese për Gjykatën Speciale, pritet të ndryshojnë qëndrim.

Njëri nga nënkryetarët e PDK-së i ka thënë gazetës “Zëri” se deputetët e partisë së tij në të ardhmen do ta mbështesin krijimin e Dhomave Speciale dhe do të sigurohen votat e nevojshme për aprovimin e saj.

“Besoj se gjatë ditëve të ardhshme shefi i Partisë, Hashim Thaçi, do t’i konsultojë deputetët veç e veç, por edhe do të mbahet mbledhja e grupit dhe aty do të qartësohen gjërat. Nuk guxojmë të lejojmë edhe njëherë dështimin e Gjykatës Speciale. Kjo do t’iu bëhet e qartë deputetëve dhe prandaj pritet reflektim i gjithë deputetëve”, ka thënë njëri nga nënkryetarët e PDK-së.

Sipas tij, lideri i partisë, Hashim Thaçi, kësaj radhe pritet të jetë më i rreptë në raport me deputetët që nuk e kanë votuar Specialen. /Zëri/

Më Shumë

Arbër Prekazi zyrtarizohet te Liria

Liria ka prezantuar zyrtarisht futbollistin Arbër Prekazi si përforcimin më të ri të skuadrës në prag të sezonit të ri. Klubi prizrenas bëri të ditur...

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Lajmet e Fundit