19.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Hoti e Jamison dakordohen për thellim të bashkëpunimit

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti është takuar me përfaqësuesin për Marrëdhënie me Publikun në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Jeffrey Jamison. Hoti the Jamison kanë diskutuar rreth prioriteteve dhe sfidave në fushën e kulturës dhe mundësisë së bashkëpunimit ndërshtetëror.

Të dy janë dakorduar që në të ardhmen të thellojnë marrëdhëniet nëpërmjet konkretizimeve të projekteve në fushat e ndryshme të kulturës.

Zëvendësministri Hoti tha se është e rëndësishme të bashkëpunohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës posaçërisht në fushën e Diplomacisë Kulturore, Diversitetit Kulturor dhe Trashëgimisë Kulturor.

Hoti tha se një marrëveshje ndërshtetërore do të ishte një hap tejet i rëndësishëm drejt vendosjes së linjave të bashkëpunimit konkret.

Jeffrey Jamison, në anën tjetër, dha mbështetjen e tij dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim në të ardhmen nëpërmjet projekteve konkrete në fushat që mbulon MKRS.

Ai tha se së bashku do të shohin mundësinë se në cilat fusha është e nevojshme të ofrohet ndihmesë, me qëllim intensifikimin e jetës dhe aktiviteteve kulturore. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kurti përkujton viktimat e masakrës së Korishës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrat e kabinetit qeveritar, ushtruesen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, anëtarë...

Eurovision 2026/ Sot gjysmëfinalja e dytë, Alis ngjitet në skenë me “Nan”

Mbrëmjen e sotme, Alis do të ngjitet në skenën e Eurovision Song Contest 2026 për të përfaqësuar Shqipërinë me këngën emocionuese “Nan”, në gjysmëfinalen...

Lajmet e Fundit