6.5 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

PDK-ja, drejt izolimit ndërkombëtar

“Raporti i Dick Martit, pavarësisht se a është hartuar me porosi dhe thashetheme të Serbisë, e drejton gishtin nga Hashim Thaçi dhe klani i tij”, thotë Isa Mulaj

Deputetët e PDK-së, që e kundërshtuan në seancën e kaluar themelimin e Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të luftës, bazuar në raportin e Dik Martit, akoma nuk kanë ndërruar qëndrim.

Sipas analistëve politikë, vazhdimi i mosmarrëveshjeve brenda grupit më të madh parlamentar rrezikon seriozisht dështimin e radhës të Speciales në Kuvend dhe përfundimisht izolimin e PDK-së në raport me faktorin ndërkombëtar. Një gjë e tillë mund të nxisë edhe prishjen e formatit aktual të koalicionit qeverisës, duke e riformatizuar atë ose duke nxitur shkuarjen në zgjedhje të reja. Ka dyshime se kundërshtimet brenda grupit parlamentar të PDK-së kundër Speciales janë të instrumentalizuara nga vetë lideri Hashim Thaçi.

“PDK-ja, edhe pse në parim duket se e mbështet themelimin e Gjykatës Speciale, në fakt deputetët dhe zyrtarët e saj i frikësohen më së shumti, sepse sipas të gjitha gjasave më së shumti persona që mund të pësojnë janë pikërisht të grupuar në PDK, duke përfshirë edhe vetë zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi. Raporti i Dick Martit, pavarësisht a është hartuar me porosi dhe thashetheme të Serbisë, e drejton gishtin nga Hashim Thaçi dhe klani i tij. Spekulimet në opinion se këtë taktikë të Gjykatës Speciale po e bëjnë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli për të shpëtuar vetë dhe për t’ua ngulur të tjerëve janë teori konspirative që i bëjnë njerëzit nga mungesa e njohurive dhe frikës”, tha për “Kosova Sot” analisti politik, Isa Mulaj. /Kosova Sot/

Më Shumë

Bashkimi triumfon në njërën nga ndeshjet më emocionuese këtë edicion

Në një super ndeshje, dhe njërën nga sfidat më interesante në këtë edicion, Bashkimi fitoi ndaj GO+ Pejës pas dy vazhdimeve, me shifrat 118:119...

15 shkyçje në Prizren e 10 në Suharekë për mospagesë të ujit

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A në  Prizren ka zhvilluar sot, më 24 dhjetor 2025, një aksion për shkyçjen e konsumatorëve që nuk kanë kryer pagesat...

Lajmet e Fundit