17.1 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

S’ka më pozim lakuriq

Pozimi pa rroba ka marrë fund për Kate Moss. Supermodelja 41 vjeçe e ka pranuar se më nuk do të zhvishet për seanca fotografimi, sepse nuk dëshiron të turpërojë vajzën e saj 12 vjeçe, Lila Grace, të cilën e ka nga lidhja e saj me ish-partnerin, Jefferson Hack.

Biondja e bukur, e cila tani është në martesë me këngëtarin Jamie Hince, e ka pranuar se ka marrë në konsideratë mendimin e vajzës së saj, e cila kishte mbetur e shokuar me pozimin e saj për revistën “Playboy” më 2013, për të shënuar 60-vjetorin e kësaj reviste.

“Nuk mendoj se vajza ime dëshiron të më shohë të zhveshur. Lila më ka parë lakuriqe dhe ajo më ka thënë: ‘mami, ka zbuluar shumë në këto foto’. Ajo e ka parë edhe pozimin për ‘Playboy’, por nuk e ka parë edhe brendinë e saj, por ajo i ka ditur të gjitha”, ka rrëfyer Kate.

Lila kohë më parë kishte deklaruar se ndjehet e turpëruar me mamanë e saj, e sidomos kur pozon e zhveshur. E pyetur nëse e konsideron nënën e saj si idhull të saj, ajo ishte përgjigjur: “Jo, sikurse çdo nënë tjetër, ajo është turpëruese dhe e mërzitshme, por e dua”, kishte deklaruar ajo.

Lila gjithashtu kishte zbuluar se nuk ka interesim që të ndjekë hapat e nënës së saj dhe të dalë në pistat e modës, por është e interesuar që të punojë në industrinë e modës prapa skenës. E pyetur se çfarë do të bëhet kur të rritet, ajo është përgjigjur: “Ndoshta një disenjatore e modës. Por jo një modele”.

Më Shumë

Eurovision 2026, zgjidhen 10 finalistët e parë në Vjenë, të gjithë sytë kthehen nga Alis dhe kënga “Nan” në gjysmëfinalen e dytë

Sipari i edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest u ngrit zyrtarisht mbrëmjen e së martës në kryeqytetin austriak, duke mbyllur me sukses natën...

Prizreni përkujton 27-vjetorin e masakrës së Korishës

Në 27-vjetorin e masakrës së Korishës, janë zhvilluar sot aktivitete përkujtimore në nderim të 77 civilëve të vrarë më 13 maj 1999, ndër ta...

Lajmet e Fundit