14.8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Irina: Ronaldo ishte mendjemadh në shtrat

Duket se supermodelja Irina Shayk ende nuk dëshiron të heshtet lajmi për ndarjen e saj nga futbollisti i famshëm Christiano Ronaldo. Ajo vazhdimisht sjell diçka të re nga ish romanca e saj me futbollistin dhe këtë herë është ndalur në atë se çfarë dashnori ka qenë ai. Edhe pse nuk e ka mohuar se ai ka qenë një dashnor i mirë dhe i fuqishëm, ajo prapë ka deklaruar se ai ishte tepër mendjemadh dhe më shumë dëshironte t’i kushtonte vetes vëmendje gjatë seksit se sa asaj.

“Nuk them se ai ishte një dashnor i keq, sepse nuk ishte i tillë. por ishte tepër mendjemadh dhe tërë vëmendjen e drejtonte tek vetja. Për të ishte e rëndësishme që vetë të kënaqej, ndërsa për mua s’kishte rëndësi. Kjo po bëhej gjithnjë e më a padurueshme”, ka deklaruar Irina.

Ajo ka shtuar se ndjehet e lumtur që ka qenë në lidhje me Ronaldon, por gjithashtu ka shtuar se ndjehet edhe më e lumtur që tani është ndarë nga ai, pasi tani mund t’i përkushtohet vetes më shumë.

“Jam e lumtur që isha në lidhje me të, sepse si njeri është i mrekullueshëm, por tani jam edhe më e lumtur që jam ndarë, pasi mund të merrem më shumë me veten time. Tani bëj atë që vërtetë dua dhe e arrij atë që dua”, ka përfunduar Irina.

Ajo nuk ka dashur të konfirmojë nëse është në lidhje me aktorin Bradley Cooper, duke thënë se kjo është çështje private e saj.

Më Shumë

Meraku i varrmihësit të Kukësit

REXHEP SHAHU Sedë Cahani 67 vjeçar, varrmihësi i Kukësit që ka 37 vjet që varros njerëz, kohë më parë ka folë për gazetën LAJM dhe...

Arrestohet i dyshuari për aksidentin me fatalitet në rrugën Prizren–Gjakovë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 22 mars 2026 rreth orës 18:20 në fshatin Pirane, në rrugën Prizren–Gjakovë, ku një person ka...

Lajmet e Fundit