22.3 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Dy kritika të forta për Shqipërinë nga SHBA dhe BE

Dy personalitete të rëndësishme të rangut botëror kanë qenë sot për vizitë zyrtare në Tiranë.

Njëkohësisht Tiranën e kanë vizituar ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland dhe kryetari i Parlamentit europian Martin Schultz.

Sipas Nulan, Shqipëria ka shumë sfida për të përmbushur duke filluar nga shteti ligjor dhe respektimi i të drejtave të njeriut.

Përballja me ekstremizmin dhe objektivi i hyrjes në BE janë gjithashtu dy sfida të rëndësishme për Shqipërinë tha zyrtarja amerikane.

Nulan vuri theksin te reforma në drejtësi ku tha se, “shqiptarët duan një gjyqësor të pavarur për të vendosur drejtësi”, kurse lidhur me dekriminalizimin deklaroi se, “njerëzit nuk meritojnë të votojnë kriminelë”.

Ndërkohë, i pyetur se a i ka mundësitë Shqipëria që këtë vjeshtë të hapë negociatat për integrimin në Bashkimin Evropian, Shulz u përgjigj se është shumë shpejt!

“Përsa i përket gjysmës së dytë të vitit 2015 ajo është shpejt. Dua të shpreh gjithë mbështetjen time për reformat e ndërmarra në vend, reforma të cilat janë në proces e sipër. Është e rëndësishme që këto reforma të jetë efektive dhe të jenë të suksesshme. Përsa më takon mua, dua të theksoj se ju keni mbështetjen e plotë të Parlamentit tim, por ashtu siç e dini, Parlamenti nuk është i vetmi institucion i cili vendos për dhënien e një përgjigje pozitive për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Megjithatë gjatë gjysmës së dytë të këtij viti, do të promovojmë debatin pozitiv në mënyrë që të jepet një përgjigje pozitive, ndërkohë që për momentin nuk mund t’ju jap një përgjigje pozitive”, u shpreh Shulz. /Mapo/

Më Shumë

Bashkimi humb Kenny Wooten para ndeshjes vendimtare ndaj Borës

Bashkimi ka marrë një lajm të rëndë para ndeshjes vendimtare të sezonit, pasi qendra amerikane Kenny Wooten ka pësuar një lëndim në dorën e...

Hapet Java e Infermierisë në Spitalin e Prizrenit

Në Prizren ka nisur zyrtarisht Java e Infermierisë në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, menjëherë pas shënimit të 5 Majit – Dita...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit