6.7 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Projekti ”Muzeu im”

Projekti i fundit nga Muzeu Historik Kombëtar, titullohet ‘’Muzeu im’’.

E në këtë projekt çdo qytetar mund të ekspozojë objekte të vjetra të trashëguara nga të parët e tyre.

”Muzeu Historik Kombëtar fton të gjithë qytetarët që kanë ndonjë unazë që u’a ka lënë pas gjyshi apo gjyshja, ndonjë vazo të vjetër në shtëpi, apo çdo objekt tjetër që posedojnë dhe vjen nga e shkuara e largët t’i prezantojnë ato në ambientet, MHK-së”, thuhet në një njoftim në rrjetin social Facebook.

Ky projekt ka për qëllim që edhe qytetarët të jenë më afër muzeut duke sjellë sendet e tyre të vjetra.

Ekspozita do të prezantohet çdo të premte në orën 11:00, sipas MHK-së objektet që do të sillen në këtë ekspozitë do të merren përsëri nga personat që do t’i sjellin ato.

Më Shumë

KosInvest hapi sot zyrën e re në Suharekë

Financim për fermerët dhe bizneset lokale KosInvest, institucion mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe pjesë e rrjetit ndërkombëtar VisionFund International, që operon në...

Bashkimi U16 kampion i Kupës së Kosovës për meshkuj

Bashkimi U16 ka triumfuar në Kupën e Kosovës për meshkuj U16, pasi në finalen e zhvilluar në Pejë mposhti ekipin Kerasani me rezultat 76:56. Arman...

Lajmet e Fundit