9.3 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Humaniteti i kryetarit të Mamushës

Kryetari i Mamushës Arif Bytyç është treguar humanitar jo vetëm me qytetarët e Komunës së tij, por edhe të komunave të tjera të Kosovës. Ai ka dërguar afër 50 të sëmurë të të gjitha komunave për shërim në Turqi.

“Shumica e të sëmurëve janë nga rrethi i Komunës së Prizrenit, të cilët i kam dërguar pa kompensim për shërim në spitalet e Turqisë”, tregon Bytyç.

Ai thotë se Turqia ka dërguar edhe helikopter për t’i marrë të sëmurit në Kosovë.

“Me lejoni të përmend rastin e familjes Besimi, kur për Gresën tani të ndjerë kam sjellë helikopterin nga Turqia”.

“Po ashtu edhe për Bujar Krasniqin nga Medveci dhe komandantin e UÇK-së Hysen Destani komandant “Mixha”,e kam sjellë helikopterin nga Stambolli”, thotë Bytyç për “Kosova Sot”.

“Këto i kam bërë në mirëkuptim me spitalet e njohura të Turqisë”.

“Jam shumë krenar që kam arritur t’i ndihmojë me qindra familje”.

Bytyç tregon se në Turqi ka dërguar edhe studentë.

“I dërgoj nga 50 studentë nga Kosova në Universitetin “Sakaria” të Turqisë. Tani atje janë bërë 450 studentë kosovarë që studiojnë pa asnjë kompensim”.

“ Këto më japin kurajë dhe më bëjnë krenar”.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prizren. Siç merr vesh Insajderi bëhet fjalë për një person që kërkonte lëmoshë. Policia ende nuk ka...

Gjenden mbetje të eshtrave në Rahovec, dyshohen se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës, janë gjetur gjatë gërmimeve në Rahovec. Mbetjet eshtërore janë dërguar...

Lajmet e Fundit