Koalicioni kundër ISIS-it, kryen sulme ajrore në Siri dhe Irak

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka kryer 23 sulme ajrore në Irak dhe 8 në Siri, gjatë 24 orëve të fundit, sulme këto që kanë pasur për cak militantët e Shtetit Islamik.

Ushtria amerikane ka thënë më 18 korrik se kanë sulmuar grupin militant Shteti Islamik dhe pozicionet e tyre afër qytetit Tal Afar dhe Ramadi.

Koloneli Wayne Morotto, zëdhënës i Task Forcës së Përbashkët, tha se këto sulme i kanë shkaktuar dëm të madh armikut.

Dhjetë nga sulmet ajrore ka ndodhur në Tal Afar, ku janë shkatërruar ndërtesa dhe makina të IS-it, si dhe janë dëmtuar njësi taktike, depo të armëve, transmeton REL.

Morotto ka thënë se 5 sulme kanë ndodhur pranë qytetit Ramadi, ku janë shkatërruar ekplozivët e improvizuara si dhe disa makina.

Ndërkaq, 8 sulme ajrore janë kryer në Siri, 5 prej tyre kanë qenë afër qytetit Al-Hasakah.

Më Shumë

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Lajmet e Fundit